Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur sot se ka pasur një diskutim të shkëlqyer me krerët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Kosovës në Konferencën e Ambasadorëve.
Ai ka deklaruar në Twitter se në takim janë shkëmbyer përvojat në punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare.
“Një diskutim i shkëlqyer me krerët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të gjithë ambasadorët e Kosovës. Ne ndamë përvojat tona në punën në punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare dhe unë përsërita vizionin amerikan për mbështetjen e integrimeve rajonale, evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier


