Qeveria e Kosovës, më konkretisht ministria e Jashtme e Kosovës dhe e Diasporës ka nisur mbylljen e Qendrave Kulturore të Kosovës nëpër botë.
Pas paralajmërimeve për mbylljen e tyre në disa shtete të Evropës, ajo në Turqi tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur duke nxitur reagime të shuma të komunitetit shqiptar atje.
Udhëheqësi i deritanishëm i saj, Kamil Bitiş e ka fajësuar Kurtin e Gërvallën për këtë veprim.
“Nga dita e sotme (21.12.2022) ne Turqi-Stamboll Qender Kulturore te Kosoves mjerisht nuk ka! Ju faleminderit I nderuar Albin Kurti Kryeminister i Republikes se Kosoves. Ju faleminderit E nderuar Donika Gervalla Ministre e Puneve te Jashtme dhe e Diaspores se Republikes se Kosoves. Kete te mire Shqiptaret e Turqise nuk do te ua harrojme” ka shkruar Bitis.


