Lajme

Gripi sezonal, MSH-ja vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

12/21/2022 13:25
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për nisjen e vaksinimit kundër gripit sezonal.

Po ashtu do të vazhdohet edhe me dozën përforcuese kundër COVID-19.

“Tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese. Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra në Prishtinë nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimit”, thuhet në njoftim.