Sporti

Ranglista e re e UEFA’s, Shkëndija ekipi më i mirë shqiptar

12/21/2022 11:59
nga:L J

Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.

Shkëndija mban vendin e 151 në ranglistën që përfshin gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq komplet listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova, njofton klubi tetovar, përcjell GazetaBlic Sport.

Vlen të ceket se Shkëndija del lidere e klubeve vendore e shqiptare falë paraqitjeve të mira në kontinuitet në Kupat e Evropës, ku vite me rradhë me përjashtime të vogla, thuajse çdo sezon kanë kaluar disa xhiro e duke grumbulluar pikë ndërkombëtare jo vetëm për klubin, por edhe për gjithë kampionatin.

Renditja e klubeve:

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

356 Makedonija Gj.P.

361 Sileksi

382 Akademia Pandev

409 Renova

417 Struga

418 Vardari

418 Rabotniçki

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli