Sporti

Pioli: Pele, Maradona dhe Messi janë tre legjendat e futbollit

12/20/2022 21:57
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit nuk është dakord që Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Stefano Pioli argumenton se ka tre lojtarë unikë në historinë e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ka tre legjenda në botën e futbollit: Pele, Maradona dhe Messi, por të gjithë i përkasin epokave të ndryshme”, tha trajneri duke folur për Gazzetta dello Sport.

Stefano Pioli foli edhe për rikthimin e mundshëm të superyllit Zlatan Ibrahimovic, i cili iu nënshtrua një operacioni në maj: “Ai nuk është kurrë i kënaqur dhe kjo është forca e tij. Kërkon gjithmonë më shumë nga vetja dhe nga ata që e rrethojnë. Ai do të kthehet së shpejti. Zlatan zgjohet çdo ditë duke e ditur se duhet të bëjë më të mirën për të arritur atje. Kur është i përqendruar në diçka, jep gjithçka për të arritur atë qëllim”, deklaroi ai.