Lajme

Molliqaj: Koncepti luftë e pastër nuk ekziston ka vetëm luftë të drejtë dhe të padrejtë

12/20/2022 21:20
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Socialdemokratike Dardan Molliqaj, ka thënë se termi pastri i luftës nuk ekziston pasi sipas tij ka vetëm “lufta të drejta dhe të padrejta”.

“Nuk ekziston koncepti luftës e pastërtë, edhe në lufta të drejta ka shkelje të drejtave të njeriut ka viktima, ka krime por kjo nuk e bënë një luftë të drejt apo të padrejtë, por luftën e drejt e bënë e drejta e një populli me u çlirua ose jo ose përballa shtypësit që e ke”, ka deklaruar Molliqja.

Sipas tij askush nuk mund ta pastrojë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sepse ai ka thënë “UÇK-ja nuk është e papastër, UÇK-ja është organizatë politike Ushtarake që ka kontribuuar në çlirimin e Kosovës”.

Më tej, ai ka theksuar se kjo Gjykata special është e pa drejte edhe nuk janë këta kundër drejtësisë.

“Në momentin që një gjykata shkruan fjali të tilla në vendime.. ku thotë nuk jam duke gjakuar UÇK-në as popullin e Kosovës , ajo është duke dhënë interpretim politik”, ka përfunduar ai.