Lajme

Dita e 11-të me barrikada, Abrashi: “KFOR-i nuk bëzanë”

12/20/2022 20:31
nga:Astrit Gashi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat.

E sipas tij mbi krejt këtë çështje, “KFOR-i nuk bëzanë”.

Ai shtoi se largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-ja dhe BE-ja, ndërsa u shpreh se KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

“Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, përfundoi ai, me anë të një shkrimi në Facebook.

Për temën e vendosjes dhe heqjes së barrikadave foli edhe më parë, ministri Xhelal Sveçla.

I pari i MPB-së teksa akuzoi kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, për bashkëpunim me bandat kriminale në veri, njoftoi se janë në përpjekje e sipër që bashkë me partnerët ndërkombëtarë, t’i largojnë barrikadat në veri të Kosovës.