Pas lajmeve se Hugo Lloris mund të largohet nga kombëtarja franceze, emri i Kylian Mbappé (PSG) po emërohet për ta pasuar atë si kapiten i Les Bleus.
Sipas L’Equipe, Mbappe, i cili feston ditëlindjen e tij të 24-të këtë të martë, mund të marrë rolin e kapitenit të kombëtares franceze nga marsi, përcjell GazetaBlic Sport.
Portieri 35-vjeçar, i cili ka bërë 145 paraqitje rekord, do të analizojë situatën dhe do të marrë një vendim së shpejti.
Mbappe do të jetë kandidati numër një për ta pasuar, pasi ndikimi i tij në kombëtare po rritet. Sulmuesi ka 66 ndeshje ndërkombëtare dhe tashmë ka 36 gola, duke qenë golashënuesi i gjashtë më i mirë i kombëtares franceze. Ai ka tre asistime dhe 12 gola në Kupat e Botës.
/GazetaBlic Sport/