Lajme

Shihen makina të KFOR-it në Prishtinë rrugës për në Mitrovicë (VIDEO)

12/20/2022 15:52
nga:G B

Një numër makinash të KFOR-it janë parë në Prishtinë në lagjen Dardania duke vazhduar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Në videon e siguruar nga Gazeta10, shihen veturat në fjalë.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës ka një numër të barrikadave që janë vendosur nga serbët lokal atje.

Institucionet e Kosovës si dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.