Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është përzgjedhur në formacionin më të keq të Kupës së Botës. Kombëtarja e tij u eliminua në çerekfinale nga Maroku dhe Ronaldo i nisi dy ndeshjet e fundit nga pankina.
Ai shënoi vetëm një gol në Katar, kundër Ganës në fazën e grupeve të kompeticionit. Ky Botëror me shumë gjasa është i fundit në karrierën e tij. Kur të luhet ndeshja e radhës, ai do të jetë 41 vjeçar. Ronaldo mbetet rekordmeni për numrin e paraqitjeve (196) dhe golave të shënuar (118) për Portugalinë.
Formacioni më i keq i Kupës së Botës i publikuar nga Index.hr: Mendy (Senegal) – Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Dest (SHBA), Bereszynski (Poloni) – Irvine (Australi), In-B. Hwang (Koreja e Jugut), Vargas (Zvicër), Leckie (Australi) – Ronaldo (Portugali), Lautaro (Argjentinë).
Së bashku me Cristiano Ronaldon, lojtari më i famshëm në këtë listë është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka qenë një nga kandidatët kryesorë për Këpucën e Artë para kampionatit, por nuk ka shënuar asnjë gol apo asistim.
Në dy ndeshjet e para, trajneri Lionel Scaloni e nisi nga minuta e parë, por më pas vendosi që i riu Julian Alvarez të luante nga minuta e parë. Lautaro humbi edhe një mundësi të madhe në finale, e cila për pak i kushtoi Argjentinës titullin kampion bote.
/GazetaBlic Sport