Kupa e Botës 2022

Messi me shokë për pak sa nuk u rrëzuan nga autobusi teksa po festonin në Argjentinë

12/20/2022 09:50
nga:Lorik J

Gjatë një feste në rrugët e BuenosAires, yjet e ekipit kombëtar të Argjentinës, Messi, DePaul, Otamendi, Paredes dhe DiMaria për pak sa nuk ranë nga çatia e një autobusi, duke mos pasur parasysh kabllon e trashë teksa parakalonin.

Megjithatë, gjithçka kaloi pa probleme dhe lojtarët nuk pësuan lëndime, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti argjentinas, Paredes humbi kapelen e tij nga ky aksident, por kjo nuk ka rëndësi, pasi mund të përfundonte më keq.

Më poshtë mund ta shihni momentin: