Lajme

Ekzekutimi i shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë

12/19/2022 22:27
nga:G B

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja  e ndodhur në Greqi ku u vra 41-vjeçari shqiptar Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja, 44 vjeç, dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Edmond Papas pak ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Kujtojmë se 49-vjeçariEdmond Papa ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Ndërkohë mediat greke bëjnë më dije se ai ishte i dënuar në Greqi për trafik droge.

Sipas raportimeve dyshohet që viktimat të jenë anëtarë të së njëjtës rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre pasi sipas newsit.gr, është zhdukur një ngarkesë me rreth 700 kg kanabis dhe përgjegjës për këtë ka qenë, Edmond Papa.

“Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi kanë bërë… krahë prej 700 kilogramësh kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”, shkruan newsit.gr.