Showtime

Shota e Xhuli përplasen në mes vete

12/19/2022 21:40
nga:G B

Ishte videoja ku Shota fliste për simpatinë e Xhulit për Getinjon, ajo që ndezi debatin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në Prime sonte.

Shota e mbrojti tezën e saj, se Xhuli e shihte Getinjon me një sy tjetër, derisa Juliana e mohoi kategorikisht këtë gjë.

“Mu ka dukur që e ka në qejf Getinjon”, tha Shota.

“Ashtu pati qejf ajo edhe nuk mendoj se është një vend që me dalë me ndjenja se unë e kam fokusin diku tjetër”, u kundërpërgjigj Juli.

Derisa Getinjo tha se nuk e ka pasur atë ndjesi që Xhuli ndien diçka për të.