Lajme

Avdullah Hoti tallet fortë me Kurtin: Po promovoni projekte të “regjimit të vjetër”

12/19/2022 15:04
nga:N M


Avdullah Hoti deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës është tallur fortë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

E shkak për këtë është bërë një vizitë e Kurtit në stacionin e trenave në Fushë Kosovë ku ka folur për linjën hekurudhore segmenti Fushë
Kosovë – Mitrovicë.

Hoti ka thënë se Kurti po promovon projekte të “regjimit të vjetër”.

Reagimi i plotë:

Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë.
Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve.

Gjendja në Veri, kryediplomati grek nesër në Kosovë