Mediumi zviceran NZZ am Sonntag raportoi se përfaqësues kosovarë dhe serbë kanë zhvilluar ‘negociata sekrete’ në Zvicër, ku këtu përfshihej edhe emri i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjini në një prononcim për GazetaBlic, thotë se këto takime ka vite që mbahen me pjesëmarrës nga Kosova e Serbia, teksa shton se asnjëherë nuk kanë qenë sekrete.
Fakti që u quajtën negociata sekrete, Gjini thotë se ky është spektakularitet i kotë sepse siç thotë ai, nuk janë takime negociuese.
“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshem, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini.
“Rregulla Chatham House nënkupton moscitim të njëri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve.Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, shtoi Gjini për GazetaBlic.


