Trajneri i Kosovës dhe ish-futbollisti i Francës, Alain Giresse e ka komentuar humbjen e Francës në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina.
Franca u mund nga Argjentina në finalen e djeshme të botërorit në Katar nga Argjentina 2:2 (4:2) për të dështuar ta mbrojë titullin kampion.
Giresse ishte prezent në stadium, derisa e komentoi pas ndeshjes këtë finale.
“Po, rikuperohemi. Kemi pasur të gjitha ndjenjat. Kemi vuajtur, pastaj kemi shpresuar dhe besuar, por për fat të keq kjo ndodhi. Kjo lloj ndeshje ishte mbresëlënëse, ishte një ndeshje që do të lë gjurmë”, tha Giresse për mediat franceze.
“Skenari i kësaj ndeshje ishte i pabesueshëm”, tregoi ai