Lajme

Mimoza Kusari për takimet “sekrete” – A e keni lexuar artikullin? Deklarata e drejtorit të CIG jep përgjigjen

12/19/2022 13:26
nga:N M

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila ka thënë se asgjë sekrete nuk ka në takimet në Zvicër në kuadër të Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, raporton Gazeta Blic.

Kusari Lila ka thënë për Gazeta Blic se këtu nuk ka asgjë sekrete dhe se takime të tilla mbahen tash e disa vite.

“Në përgjigjen e drejtorit të CIG sqarohet gjithçka”, ka thënë Mimoza Kusari Lila duke bashkangjitur edhe deklaratën e plotë të drejtorit të Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse

“Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata. Ata janë më shumë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Ato nuk janë negociata; ato organizohen për të ndihmuar në dialog. Dhe ato nuk janë sekrete, por janë të organizuara sipas parimit të Chatham House. Titulli

“Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Të njejtat organizohen prej 2015-tes dhe të gjitha partitë parlamemtare janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë. Sa i përket diskutimit dhe konkluzave ato janë të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe atë të 11-12 Nëntorit!”, thuhet n ërgjgijen e drejtorit të CIG.

Pak më herët Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufti Haziri ka ‘zbuluar takimet sekrete’ mes Kosovës dhe Serbisë të mbajtura në fillim të nëntorit në Zvicër, raporton Gazeta Blic.

Haziri i ka thënë Gazeta Blic se në këto takime asgjë nuk ka sekrete dhe se takime jo formale të këtij formati mbahen në kuadër të
Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG)

“Nuk ka asgjë sekrete këtu, takime të tilla mbahen tash e disa vite në kuadër të Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me negociatat që zhvillohen në Bruksel mes dy palëve”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Ditë më parë mediumi zviceran NZZ am Sonntag raportoi se përfaqësues kosovarë dhe serbë kanë zhvilluar ‘negociata sekrete’ në Zvicër.

Një takim, që edhe është konfirmuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme është mbajtur në mesin e nëntorit mes përfaqësuesve kosovare dhe serbë.

Mediumi serb, Kosovo Online, i afërt me pushtetin e Serbisë, ka publikuar një version rreth këtyre takimeve në Zvicër.

Sipas këtij mediumi, më 11 dhe 12 nëntor, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) ka organizuar një takim joformal me përfaqësues të partive parlamentare të Kosovës dhe të Serbisë “për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet në të ardhmen dhe për të zgjidhur çështjet urgjente”.

Pjesëmarrësit kanë folur për tensionet e krijuara në fillim të nëntorit dhe perspektiven për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të bazuar në kornizat e tanishme të BE-së.

Sipas këtij raportimit, këto janë takime që janë mbajtur që nga viti 2016 nën rregullin ‘Chatham House’, që i bie se përmbajtja e takimeve, deklaratat e pjesëmarrësve, e përfaqësuesve të partive politike, të OJQ-ve nga Serbia dhe Kosova, nuk bëhen publike.

Kosova Online raporton se Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Mediumi serb në Kosovë citon një nga anëtarët e bordit të drejtorëve të CIG, Alex Roinishvili Grigorev, të ketë thënë se nuk ka pasur asgjë spektakolare apo sekrete në këto takime dhe se kanë qenë diskutime të partive parlamentare, që mbahen prej vitit 2015.

Takimet “sekrete” në Zvicër / Flet Lutfi Haziri: Asgjë s`ka sekrete këtu – takime të tilla joformale mbahen nga viti 2015