Argjentina u bë kampione e botës pas fitores ndaj Francës në penallti.
Sapo mbaroi ndeshja, foli Mesut Ozil, ish-futbollisti gjerman dhe kampion bote në vitin 2014 në Brazil. Mesfushori turk ka komentuar mungesën e Karim Benzemas në skuadrën franceze me mesazhin: “Pa Benzin, s’ka festë”.
Benzema nuk luajti në Kupën e Botës pasi pësoi një dëmtim të lehtë para fillimit.
Ndërkohë, ai u shërua, por Deschamps nuk donte ta thërriste më. Kjo shkaktoi edhe revoltën e Benzemas, i cili nuk do t’i përgjigjet më Francës nëse Deschamps mbetet trajner.
/GazetaBlic Sport