Kupa e Botës 2022

E ardhmja e Deschamps? Flet agjenti i tij: “Në janar do të takohet me Federatën”

12/19/2022 12:22
nga:Lorik J

Për të ardhmen e trajnerit të kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka folur agjenti i tij, Jean-Pierre Bernes, i cili tha se trajneri do të takohet me Federatën e Futbollit të Francës në muajt e ardhshëm.

Sipas agjentit, Deschamps do të takohet me drejtuesit e Federatës në muajin janar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një vendim i rëndësishëm, ka të bëjë me të ardhmen e tij. Dhe është shumë personale. Didier do të kthehet në Francë, ai do të marrë disa ditë pushim për të reflektuar. Ai do të takohet me presidentin Le Graët në fillim të janarit për të shpallur vendimin. Është një vendim që duhet marrë me qetësi, ai do ta marrë në kohën e duhur”, tha agjenti i Deschamps.

Në krye që nga korriku 2012, kontrata e Deschamps është gati të skadojë, por Le Graët i ka ofruar një zgjatje deri në Euro 2024.

/GazetaBlic Sport