Lajme

Policia jep detaje shtesë për aksidentin e rëndë në Prizren

12/19/2022 09:20
nga:Genita C

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:14 në hyrje të Prizrenit.

Lajmine ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person është lënduar.

“Një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Bytyqi.

Në fotografitë e publikuara shihet se aksidenti ka qenë mjaft i madh, ku dëmet materiale janë të mëdha.