Një minut heshtje për Kylian Mbappe, e iniciuar nga Emiliano Martinez dhe e pranuar nga pjesa tjetër e lojtarëve të Argjentinës, nuk është akti i tyre i vetëm skandaloz gjatë festës së fitimit të Botërorit pas penalltive ndaj Francës.
Sergio Aguero (34), golashënuesi legjendar që doli në pension vitin e kaluar për shkak të problemeve me zemrën, u soll sikur të ishte një nga më të merituarit për titullin argjentinas.
Me pajisje të plota, fanella dhe pantallona të shkurtra, ai vrapoi nëpër fushë me ata që fituan vërtet titullin e botës, mbajti trofeun e kampionatit dhe drejtoi festën në dhomat e zhveshjes.
Ai e transmetoi festën në Instagram, gjatë të cilit filmoi veten duke thënë pasi pi shampanjë: “Camavinga, pinga!” Fjala e përmendur në Argjentinë do të thotë k**vë. Kjo u prit me një dënim të ashpër në rrjetet sociale, madje edhe nga disa tifozë të Argjentinës.
/GazetaBlic Sport
Sergio Aguero singing about CAMAVINGA on Instagram celebrating the World Cup win in the Argentina locker room with Messi pic.twitter.com/LI7L4MHxXt
— CC ?? RLCOUT (@CalcioChelseaFC) December 18, 2022