Debat

Forca vepron sipas mandatit që i jep kushtetuta, ligjet dhe me urdhër

12/18/2022 16:03
nga:Hisen Berisha

Shkruan: Hisen Berisha

Forca e Armatosura, veprojnë sipas mandatit që i jep kushtetuta dhe ligjet, pastaj urdhrat që fillojnë me Presidentin si Komandant Suprem, dhe vija drejtuese që nga kontrolli civil demokratik deri të  Komandanti i ushtrisë dhe hierarkia komanduese vertikale dhe horizontale.
Edhe Forcat e Armatosura të Kosovës kane Komandant Suprem, Ministër të Mbrojtjes, e mbi këto ka Kushtetutën, ka ligjet, të cilat ja lejojnë reagimin sipas misionit.

Specifike për ne si Kosovë aktualisht është se, reagojmë ekskluzivisht në koordinim me  PUN/KFOR.

Situata në Veri, po merr konotacion shqetësues. Tendenca për ta vënë në veprim Forcën, është kryekëput mision i tërë kapaciteteve aktuale te spiunazhit serb, që e kanë marrë për detyre që të gjejnë mundësi ta shtyjnë FSK-në  të veproj në Veri dhe pastaj shteti serb, këtë veprim ta përdor si pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.
Pra, diçka që kisha paralajmëruar që në ditën e parë të krizës, se analog me Rusinë në Ukraine, Serbia po tenton depërtimin me ushtri në Veri.

Në këtë skenar kanë tentuar të na qojnë të gjitha situatat e krijuara në Veri të vendit, që nga Shtatori 2012, e në vazhdimësi çdo lëvizje konfliktuoze që u krijuar atje, deri edhe kjo e ditëve të fundit kanë po atë qëllim.
Gjatë protestës së komunitetit serb të margjinalizuar nga dhuna e bandave kriminale serbe, që janë infiltruar e po veprojnë me dhunë ndaj bashkëkombësve të tyre serb, të cilat befasisht për mirë, u mbajtën dhe përfunduan paqësisht dhe me kërkesa të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë me theks SHBA, si ajo për ndaljen e masave ndaj targave ashtu dhe për krijimin e asociacionit, solli siç kam deklaruar, deri te: dështimi i Kryeministrit aktual dhe shpurës së tij mbështetëse që u prinë kryekëshilltari i tij për negociata e dialog, ta ndezin fitilin e konfliktit dhe me këtë Kryeministri, ka bërë vetëvrasje politike. Tani kapacitetet e spiunazhit vendor dhe ato serbe e ruse në Veri, po provojnë ri ndezjen e këtij fitili!?

Kësaj radhe kanë zgjedhur që këtë ta arrijnë përmes involvimit të ushtrisë (FSK) në trazira qytetare, jashtë misionit që ka.
Por, problemi është më i thellë, KM po do me dështua çdo segment të shtetit, (ekonomik, social, politik, shto degradimin dhe devalvimin e Policisë së Kosovës, duke i angazhuar me plane operative dhe urdhra të pa analizuar mirë), përfshi edhe ushtrinë (FSK).
Po duan ta ngritin problemin deri te Presidentja, ta shtyjnë në veprime të ngutshme dhe të gabuara, që ashtu siç kanë ardhur bashkë, të shkojnë bashkë.
Pra dështoi vet me Kosovën në çdo aspekt si KM, tani pretendon ta dështoj përmes edhe Ministrin e Mbrojtjes  dhe Presidenten.

Indikacionet lindin edhe për faktin se, pse Presidentja në fjalën e saj të fund vitit, nuk foli asnjë fjale për Ushtrinë e Kosovës përveç realizimit patetik më atë serbe. Pra, të gjitha spekulimet që po i dëgjoni janë pretendim i dështimit deri në nivel të presidentes së bashku me Forcën. Forca nuk vepron vetvetiu, vetëm kur urdhëron Presidenti. Në momentin që urdhëron Komandanti Suprem, vepron ushtria.

KOMKFOR, nuk është KOMFSK. Letër urdhëresa është situatë tjetër, që ndërlidhet me procesin e zhvillimit të kapaciteteve sipas afateve dhe nivelit operativ të planifikuar, që mundëson në mënyrë të sinkronizuar kalimin e kompetencave dhe përgjegjësive tek FAK, në fushat e misionit ku i arrijmë kapacitetet e nevojshme.

Çdo veprim i KFOR për situatën është brenda mandatit që i jep dhe e detyron KS i OKB.
Pra, tani pushojnë të gjitha mekanizmat. Edhe përkundër faktit se ligjërisht FSK vepron me urdhër të presidentes.

Paralelizëm interesant është kërkesa e Vuciq ndaj KFOR, ti kthej ushtarët “jugosllav” në Kosovë. Edhe pse kemi të bëjmë me një staf që sipas draftit fillestarë të Rezolutës1244, behet fjalë për 4 struktura, siç janë: ndërlidhësit me NATO, ekipet e minimit që ta bëjnë të ditur ku janë fushat e minuara nëpër Kosovë dhe ti sjellin hartat, zyrtarë për çështjet civil ushtarake dhe struktura e kufitarëve, për shkëmbim informatash inteligjente.

Kërkesa e Vuciqit ndaj KFOR se, a mund ti dërgoj ushtaret në Kosovë, de facto po dëshmon se, Vuciqi nuk është Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë por, është NATO përkatësish KOM/KFOR në Kosovë.
Ajo çka është e rëndësishme dhe indikativë si veprim politik ushtarak, është se në Kosovë, nuk ka asnjë kërkese nga presidentja jonë, se a mund ti qoj forcat ushtarake në Veri, ku për fat, nuk ka nevojë me hy sepse nuk ka asnjë sulm në serb lokal, kisha apo çka do. Të gjitha ato zhvillime bien në domenin e Policisë së Kosovës si reagues i parë (përkundër faktit se MPB dhe KOMPK, kanë dështuar në mision, edhe pse PK njësitë e angazhuara atje kanë qenë në nivel të detyrës përtej kapaciteteve dhe standardeve të shërbimit) Por, kjo na favorizon në raport me Serbin, ku presidenti Vuciq, kërkoj leje nga KOM/KFOR nëse mund ti dërgoj Forcat në Kosovë. Pra, me ketë Vuciq tregoi se nuk është ai Komandanti Suprem por KOMKFOR. Pra, nëse nisemi nga thënia doktrinarë e Bismark, se aty “aty ku nuk kam ushtrinë time nuk është vendi im”, mesazhi është tejet i kjartë. Vuciqi nuk është me KOMSUPREM i FARS por është Ai të cilit po i kërkon leje pra, KOM/KFOR.