Tifozja më “hot” e Botërorit, Ivana Knoll po kërkon biletë për finalen e sotme të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.
Tifozja kroate u bë mjaft e famshme gjatë evenimentit që po mbahet në Katar pasi u shfaq mjaft joshëse dhe provokuese në një vend arab, ku kodi i veshjes është mjaft strikt.
E tash kur Kombëtarja e saj e zemrës nuk arriti të kualifikohej në finale, Knoll ka mbetur pa biletën e finales.
Për këtë arsye, tifozja kroate e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, respektivisht Instastoryn, që të kërkojë biletë për ndeshjen e sontme.
Me siguri, dikush prej tifozëve ose sheikëve do t’i paraqitet dhe s’do ta lënë jashtë stadiumit për ndeshjen kryesore të “Katar 2022”.