Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka ngrënë darkë bashkë me kryetarët e komunave që i përkasin këtij subjekti politike.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ata “kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët”.
“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar ai.


