Kupa e Botës 2022

Mesazhi i Macron për Francën para finales: “Forca djema, le ta fitojmë sërish”

12/18/2022 09:27
nga:Lorik J

“E bëjmë sërish?”, pikërisht me këto fjalë Emmanuel Macron inkurajoi Francën përpara finales.

Presidenti i Francës do të jetë i pranishëm sot në Katar për të marrë pjesë në finalen e madhe të Botërorit, Francë-Argjentinë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte poashtu edhe në ndeshjen ndaj Marokut, ku Franca fitoi dhe siguroi finalen.

Franca e tij përballet sonte me Argjentinën nga ora 16:00, në kuadër të finales së Botërorit.

Macron beson shumë në triumf sërish, megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.

/GazetaBlic Sport