Lajme

Deputeti i LVV-së paralajmëron se serbët e armatosur po vinë sot në Jarinjë

12/18/2022 08:55
nga:Genita C

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka paralajmëruar se “serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi e Republika Srspa po vijnë të dielën në Jarinjë”.

Lidhur me këtë, ligjvënësi i pushtetit ka kërkuar praninë e FSK-së në atë zonë.

“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, shkroi ai të shtunën në Facebook.