Iker Casillas, ish-portieri i Real Madridit, do të dorëzojë kupën në fushën e Estadio Lusail sot në finalen mes Argjentinës dhe Francës.
Kjo nuk është hera e parë që një nder i tillë i besohet ish-portierit historik të madrilenëve, pasi katër vite më parë, në Botërorin 2018 në Rusi, ishte ai që prezantoi kupën në fushën e stadiumit Luzhniki në ceremoninë e hapjes së turneut, para ndeshjes hapëse ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Poashtu, kur Portugalia fitoi Euro 2016, në Francë, ishte gjithashtu një spanjoll që çoi kupën në fushë, pak çaste para finales së luajtur në Stade de France (stadiumi Saint-Denis), me portguezët që mundën Francën me 1- 0, me golin e Eder, në minutën e 109-të të shtesës.
/GazetaBlic Sport
❗️Iker Casillas will present the World Cup trophy before the final. @marca #FIFAWorldCup pic.twitter.com/0XqsPYgrbc
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 17, 2022