Kupa e Botës 2022

Lajm i keq për Deschamps: Giroud në dyshim për finalen e nesërme ndaj Argjentinës

12/17/2022 20:21
nga:E K

Finalja e madhe e Katar 2022 do zhvillohet nesër aty ku do mësohet emri i kampionit botëror mes Argjentinës dhe Francës.

Vetëm një ditë larg këtij ballafaqimi tejet të rëndësishëm Franca ka marrë lajm të keq, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kryesor i Francës, Olivier Giroud është në dyshim për këtë duel.

Sipas mediave të huaja Giroud ka ndier një dhimbje në gjurin e këmbës.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi i Milanit do jetë në gjendje ta zhvillojë takimin e nesërm.