Kupa e Botës 2022

Odoi nuk kthehet te Chelsea në janar – qëndron te Leverkusen të paktën deri në fund të sezonit

12/17/2022 18:43
nga:E K

Callum-Hodson-Odoi do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit te skuadra e Bayer Leverkusen.

Kështu të paktën lajmëroi vetë klubi gjerman, që tha se lojtari tanimë e ka ndarë mendjen për ta vijuar qëndrimin e tij të paktën deri në qershor.

“Ne supozonim se Callum do të qëndronte, por tani kemi edhe sigurinë se ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, tha drejtori i Bayer Leverkusen, Rolfes, për Bild

“Ne jemi shumë të lumtur, ai është lojtari kryesor”, përfundoi ai.

Lojtari siç duhet do ta shtyejë kthimin te Chelsea (nga ku është i huazuar) për ta paktën disa muaj.

Ndonëse në fillet e tij si lojtar profesionist premtonte shumë, tash për tash e ka të vështirë të gjejë një vend startues te londinezët.