Lajme

Sonte në Blic InterView rrëfimi i Ramush Haradinajt për Veriun, marrëveshjen me Serbinë dhe detajet ekskluzive për takimin e tij me Milan Radojqiçin

12/17/2022 14:58
nga:N M

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar i radhës në Blic InterView me Astrit Gashin.

Haradinaj ka kritikuar ashpër taktikat siç i ka quajtur ai të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në raport me situatën e sigurisë në veriun e Kosovës e posaçërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, veprimet e Kurtit janë guerile dhe ka ngrehur dyshime të forta se me këto veprime po i bënë nder agjendës së Serbisë dhe Rusisë për Veriun e Kosovës.

Është i bindur se marrëveshja Kosovë – Serbi do të mbyllet shpejt.

Planin franko- gjerman e ka quajtur amerikan, e ku sipas kryetarit të AAK aty parashihet edhe njohja reciproke, por brenda saj edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Gjithçka që bënë të gjitha institucionet e Kosovës për veriun, Haradinaj thotë se Kurti e rrëzoi me mos dëgjueshmërinë e vendeve mike për mos shtyrjen e vendimit për targat ilegale serbe.

Për herë të parë ka sqaruar pikë e presje takimin me Milan Radojçiq në shtëpinë e tij në Veri të Kosovës dhe arsyet pse ka shkuar atje.

Për këto dhe shumë tema të tjera që ka folur Ramush Haradinaj në Blic InterView mund ta ndiqni me fillim në orën 21:00 në RTV Duakgjini dhe faqen e Gazeta Blic në Facebook.