Lajme

“Operacioni special ushtarak” në Ukrainë, Putin takohet me komandantët rusë

12/17/2022 10:14
nga:Astrit Gashi

Në një njoftim ditën e sotme, Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin është takuar me komandantët e forcave të armatosura ruse të premten për të diskutuar fushatën e tij ushtarake në Ukrainë gjatë një vizite në selinë e operacionit, sipas The Guardian.

“Të premten, presidenti kaloi gjithë ditën me stafin e ushtrisë që po merr pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë.

Udhëheqësi rus u takua me ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe diskutoi strategjinë ushtarake në Ukrainë,” thuhet në deklaratë.

Në pamjet video të publikuara nga Kremlini, Putini shihet duke kryesuar takimin e rreth një duzinë njerëzve në një tryezë, i rrethuar nga Shoigu dhe Gerasimov.
“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim dhe do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme,” tha Putin.