Fiorentina do të aktivizojë opsionin e zgjatjes së kontratës për Sofyan Amrabat deri në vitin 2025.
Mesfushori maroken, një nga protagonistët e Kupës së Botës me kombëtaren e tij, që nesër do të përballet me Kroacinë për vendin e tretë, ka përfunduar objektiv i shumë klubeve ne emër, nga Liverpooli te Tottenhami, nga Barcelona tek Atletico e Madridit.
Për Fiorentinën nuk do të jetë e lehtë ta mbajë, por qëllimi i presidentit Comisso është ta rinovojë automatikisht edhe një vit marrëveshjen që skadon në vitin 2024.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë besim se skuadra, pas një fillimi të vështirë, do të vazhdojë ngjitjen në renditje duke llogaritur edhe rikuperimin e lojtarëve të konsideruar si përforcimet e para të vitit 2023: Nico Gonzalez, Gaetano Castrovilli dhe Riccardo Sottil.