Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg nga Gjykata Speciale për Sali Mustafën.
Lushtaku përmes një postimi në facebook shkruan se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Mustafës, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive.
Lushtaku tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Osmani.
“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?” shkruan Lushtaku raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


