Gary Neville nuk e kupton pse Fernando Santos ndryshoi strategjinë e Portugalisë në Kupën e Botës dhe nuk i përdori më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos. Ish-ylli i Mancheste United kujtoi se trajneri Lionel Scaloni bën që loja e Argjentinës të sillet rreth Lionel Messit dhe rezultatet janë në dukje.
“Gjithçka në lojën e Argjentinës sillet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh. Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi “Duhet ta lë jashtë Ronaldon”. Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është si çdo lojtar, u bë lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel. Nuk është kurrë një foto e mirë”, tha Neville, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Santos është larguar nga posti i trajnerit të Portugalisë.
/GazetaBlic Sport/