Lajme

“Çeliku” për “Calin”: Drejtësia e mohuar të vendoset në shkallën e dytë

12/16/2022 14:57
nga:N M

Kryetari i Partisë Nisma Fatmir Limaj ka reaguar ndaj vendimit të Speciales për rastin e Salih Mustafës, raporton Gazeta Blic.

Limaj ka kujtuar siç thotë ai më të drejt kundërshtimin në Kuvend të asaj kohe kur ishte votuar gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant “Calit” edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta!”, thotë Limaj.

Ai thotë se vendimi i shkallës së dytë duhet të rrëzoi vendimi ne sotëm dhe të vendoset drejtësia.

Reagimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate në kohën e duhur ka tërheqë vëmendjen se kjo nuk është rruga e duhur për të trajtuar drejt krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! NISMA Socialdemokrate gjatë kohës kur diskutohej në Kuvend të Kosovës themelimi i kësaj gjykate ka qenë kundër themelimit të saj për arsye se ishte gjykatë e njëanshme, një etnike dhe si e tillë nuk mund të pritej që do t’i shërbejë drejtësisë.
Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Calit edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta!
Presim që drejtësia e mohuar në shkallën e parë ndaj komandant Calit, të vëhet në vend në shkallën e apelit.
Fatmir Limaj