Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ndryshon formati i Kupës së Botës për Klube, do të luhet me 32 ekipe nga viti 2025

12/16/2022 11:52
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dhënë informacionet e fundit për ndryshimet e bëra në garat respektive.

Do të ketë një ndryshim të madh të formatit të Kupës së Botës për Klube, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kupa e re e Botës për Klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe”, tha Infantino.

Ky do të jetë një lloj si formati i ndeshjeve në Kupën e Botës për shtete, që po zhvillohet tani në Katar.

Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote”, shtoi Infantino.

/GazetaBlic Sport/