Ushtria amerikane do të zgjerojë trajnimin e saj të personelit ushtarak ukrainas në Gjermani, ka thënë Pentagoni.
Po ashtu është bërë e ditur se do të përfshihet edhe trajnimi me armë të kombinuara, shkruan Aljazeera.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder tha se trajnimi i ri do të përfshijë rreth 500 ukrainas në muaj dhe nuk do të kërkojë një rritje të dislokimeve të trupave amerikane në Evropë.


