Kryetari i Gjakovës nga AAK-ja, Ardian Gjini ka kritikuar Qeverinë Kurti për aplikimin për tu bërë anëtare e BE-së.
Ai ka thënë se një moment i tillë nuk do të duhej të vlerësohet si “akt historik”, pasi ky proces ishte në koordnim me BE-në, e jo rezultat i punës së kësaj qeverie.
“Po do me u shitë ma shumë sesa që është. Nëse është akt i koordniuar me BE-në, nuk ka nevojë me u shitë. Malli i mirë shitet vet. Momenti i aplikimit nuk është ndonjë akt historic. Akt historik është hapja e negociatave. Aplikimi për antërasim në BE, nuk mundet me i konkuru asnjë dite që ka pasur Kosova deri tash. Pse po provojnë me shitë këtë cështje kaq shumë?”, tha mes tjerash Gjini në Politiko.


