Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi, iu drejtua rrjeteve sociale këtë të enjte për të lënë një mesazh pas eliminimit të Marokut nga Kupa e Botës në Katar.
“Ne dhamë gjithçka. Një ëndërr e skuadrës dhe e gjithë vendit mori fund. Por ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Luftuam deri në sekondën e fundit dhe u larguam me kokën lart. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi dhe të japim gjithçka për kombin tonë. Faleminderit marokenëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Maroku ishte surpriza e madhe e Botërorit, pasi shkoi deri në gjysmëfinale aty ku u eliminua nga Franca.
Kombëtarja nga Afrika bëri senzacionin duke arritur të eliminoi dy nga favoritët si Spanja dhe Portugalia.
/GazetaBlic Sport/