Lajme

Një i lënduar me mjet të mprehtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

12/15/2022 19:55
nga:Y I

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Nga të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.