Lajme

Hovenier reagon pasi policia serbe ia ndaloi hyrjen në Kosovë Rada Trajkoviqit

12/15/2022 16:56
nga:Genita C

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar pasi policia serbe ia ndaloi hyrjen në Kosovë, Rada Trajkoviqit, raporton GazetaBlic.

Hovenier thotë se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike.

“E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, shkroi Hovenier në Twitter.

 

Pasi e kontrolluan në detaje, policia serbe lejon Rada Trajkoviqin të hyjë në Kosovë