Kupa e Botës 2022

Deschamps: Benzema në finale? Nuk mund të përgjigjem për këtë

12/15/2022 16:07
nga:E K

Benzema nuk mundi të përjetonte shumë nga kjo Kupë Bote, pasi ai pësoi një dëmtim dhe u largua drej Spanjës për t’u rikuperuar dhe për t’u stërvitur me klubin e tij.

Pak ditë më parë, tekniku i Francës Deschamps, është pyetur nga gazetarët nëse Benzema do të futej në fushën e lojës në finalen e madhe kundër Argjentinës.

Pas ndeshjes së djeshme, në fitoren ndaj Marokut me rezultatin 2-0, Deschamps është pyetur përsëri në lidhje me këtë çështje.