Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka mbajtur sot ligjëratë në kolegjin Universum.
Hajdari, i cili me profesion është jurist, para studentëve të këtij kolegji ka folur për rolin e StartUp-it jo fitimprurës në zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit.
Kolegji Universum i ndau atij çmimin për lidership humanitar, për gjithë punën që ka bërë deri tash dhe që do ta bëjë në të ardhmen.
Hajdari u shpreh falënderues për çmimin dhe pritjen e ngrohtë që iu bë.
Ai foli për fillimet e punës së tij humanitare, derisa tha se gjithçka nisi si aktivitet i thjeshtë dhe se qëllimi ishte ndryshimi i realitetit.
Më poshtë mund ta ndiqni ligjëratën e tij të plotë:






