Lajme

10 milionë për 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrik, Rama jep detaje

12/15/2022 14:24
nga:N M

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nënshkroi marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jep Trafikut Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi është bërë nga komuna e Prishtinës.

Siaps tyre kjo kredi kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

“Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha:

“Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër.

Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh.”

Limaj në 17 vjetorin e lirimit të tij nga Haga, viziton Thaçin dhe të tjerët: Asnjëherë nuk e kam menduar që do të kthehem këtu