Lajme

Shabanit nuk i miratohen dy amendamente

12/15/2022 12:05
nga:G B

Kuvendi i Kosovës nuk i aprovoi dy propozime të deputetit i PDK-së, Isak Shabani, si amendamente në Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Shabani propozoi të ndahen 2 milionë euro për ndërtimin e depos qendrore të barërave dhe 15 milionë euro për ndërtimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Për propozimin e parë Shabani tha se ka nevojë urgjente pasi depoja aktuale e barërave nuk i plotëson kushtet as për së afërmi.

Derisa për propozimin e dytë-ndërtimin e rrugës magjistrale, Shabani tha se rruga aktuale është shndërruar në rrugë të vdekjes për qytetarët për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe gropave në rrugë.