Presidenti francez Emmanuel Macron ndau parashikimin e tij për finalen mes Argjentinës dhe Francës.
Ky takim do të zhvillohet të dielën më 18 dhjetor, me ndeshjën që fillon në orën 16:00, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë e konsideroj Francën favorit për ndeshjen finale. Por duhet të pranojmë se Argjentina luan më mirë nga ndeshja në ndeshje. Ky ekip po përparon seriozisht. Mendoj se Franca do të bëhet kampione e botës. Diçka më thotë se ndeshja do të jetë efektive”, tha për Lequipe Macron.