Kupa e Botës është tashmë në fazën e saj finale, me dy ndeshjet e fundit që do të luhen nesër dhe pasnesër.
Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut, kurse të dielën në të njëjtën kohë, do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Kupën e Botës në Katar, FIFA ka ndarë 440 milionë dollarë, një rritje prej 40 milionë dollarësh nga edicioni i vitit 2018. Në Kupën e Botës të Brazilit 2014, 358 milionë dollarë ishin në dispozicion.
Përpara Kupës së Botës 2006, skuadra fituese nuk mori kurrë më shumë se 10 milionë dollarë, me kampionin e vitit 1982, Italinë që u largua me rreth 2.2 milionë dollarë.
Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë tek Argjentina apo Franca.
Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro. Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.
/GazeataBlic Sport/