Kupa e Botës 2022

‘Nervozohet’ Didier Deschamps, refuzon t’i përgjigjet gazetarit në pyetjen për Benzema

12/15/2022 10:07
nga:Mergim Rreci

Ndonëse Karim Benzema u largua nga kombëtarja franceze para ndeshjes së parë, për shkak të dëmtimit, sulmuesi mbetet i regjistruar për Botërorin dhe këtë të mërkurë u rikthyen spekulimet se ai mund të rikthehet për të luajtur në finale.

I pyetur për këtë temë, trajneri Didier Deschamps u nervozua duke refuzuar që të përgjigjet, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetja tjetër, më fal”, tha shkurtimisht ai.