Theo Hernandez, i cili shënoi golin e parë për Francën kundër Marokut (2-0), pranon se është e veçantë të kesh mundësinë për të qenë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Argjentinën.
“Është e mrekullueshme. Luaj dy finale radhazi. Është vërtet e mahnitshme. Bëmë një punë të shkëlqyer, ishte e vështirë. E dimë se finalja kundër Argjentinës do të jetë një lojë e shkëlqyer. Do të punojmë shumë për të fituar”, ka thënë mbrojtësi duke folur për TF1, përcjell GazetaBlic Sport.
Theo Hernandez gjithashtu la një mesazh për dikë të veçantë: “Unë mendoj shumë për vëllain tim [Lucas Hernández, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, kundër Australisë]. Shpresoj që ai të jetë atje [në finale]. Kjo është e pabesueshme dhe tani do të festoj me lojtarët, trajnerin dhe familjen time”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/