Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi bregun lindor të Tajvanit, njoftoi byroja meteorologjike e ishullit dhe raportet e agjencisë treguan se ai u ndje edhe në kryeqytetin, Taipei.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme. Tërmeti u regjistrua pak para mesditës me orën lokale (6:00 të mëngjesit CET) rreth 30 kilometra larg brigjeve të kontesë Hualien, në një thellësi të cekët prej rreth gjashtë kilometrash.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGC) bëri të ditur se magnituda e tërmetit ishte më e ulët, me magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 12 kilometrash.
Tajvani goditet shpesh nga tërmetet sepse ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike. Disa tërmete me magnitudë 6.0 ose më shumë mund të jenë vdekjeprurëse, megjithëse shumë varet nga vendi ku ra tërmeti dhe në çfarë thellësie.
Një gazetar i France Press raportoi nga Taipei se tërmetet që u ndjenë në atë qytet ishin më pak të fuqishëm se ato të shtatorit.
Një tërmet më i fortë me magnitudë 6.9 goditi bregun lindor të Tajvanit në mes të shtatorit, kur një person u vra dhe disa ndërtesa u shembën ose u dëmtuan.


